E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 59 minuta më parë
Kronikë

Thyen televizorin dhe bën sherr me rojen e shkollës, pranga elbasanasit

Një 40 vjecar u arrestua nga forcat e rendit në Elbasan pasi fillimisht u konfliktua me rojen e një shkolle dhe më pas kundërshtoi me force policinë.

E.D., 40 vjeç, pas konflikti të çastit me rojën e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Elbasanit ka thyer televizorin në korridorin e shkollës.

Në momentin që ka ndërhyrë patrulla e policisë për t’a shoqëruar, ai ka kundërshtuar me dhunë dhe ka fyer punonjësit e policisë, të cilët e kanë neutralizuar dhe vënë në pranga.

Ai tashmë akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë