Pavarësisht se ishte në arrest shtëpie, një 36 vjecar nga Shkodra u kap në flagrancë duke grabitur një banesë.

Shtetasi me iniciale T. V., 36 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, u prangos pas informacioneve të sakta që qytetaret dhanë për forcat e rendit.

Ai u u kap në flagrancë, në banesën e shtetasit I. D., 50 vjeç, në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, në tentativë për të vjedhur.

Shtetasi T. V. ka thyer vendimin e gjykatës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 277, datë 16.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *