E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Video · Kronikë

Thyejnë xhamin dhe e spërkatin me benzinë, digjet makina në Vlorë

Një tjetër mjet është gjetur i djegur mëngjesin e kësaj të enjteje në Vlorë.

 

Mjeti i tipit “Fiat” mësohet se ka marrë flakë rreth orës 2 e 22 në lagjen “24  Maji”.

 

Reklamë

Sipas familjarëve, zjarrvënia është e qëllimshme pasi është thyer xhami i pasëm e më pas është spërkatur me benzinë.

 

Nga këqyrja e situatës në vendngjarje, familjarët jashtë kamerës thonë se nuk kanë asnjë konflikt me askënd.

 

Ndërkohë policia në njoftimin e saj zyrtar konfirmon ngjarjen ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të saj.

Më shumë video

Reklamë