Politikë
“Thumanë-Kashar”, Rama ironizon opozitën: Çfarë lolosh laj-thaj!

Kryeministri Rama ka ironizuar opozitën në lidhje me anullimin e anulimin e PPP për Thumanë- Kashar.
Përmes një statusi në Twitter shefi i qeverisë shkruan se opozitarët janë edhe për të qeshur edhe për të qarë, pasi kur do bëhej rruga deklaronin se ajo ishte një grabitje qindra milionëshe, ndërsa tashmë që fondi do të investohet për universitetin ata thonë që s’ka lekë.
Reklamë
“Dëgjojini dëgjojini! Dëgjojini se janë për të qeshur (ata që s’u besojnë?) dhe për të qarë (ata që u besojnë?)! Kur do bëhej rruga Thumanë-Kashar ishte një grabitje qindra milionë, tani që me të njëjtën formulë do investohet për universitetet, s’ka lekë? Çfarë lolosh laj thaj?”.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




