E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Thuajini mirupafshim ditëve me diell, ja kur nisin reshjet e shiut

Edhe po i afrohemi dalëngadalë fundit të tetorit, duhet ta pranojmë që temperaturat e këtij muaji kanë qenë shumë larg atyre që jemi mësuar të shohim në vitet paraardhëse.

 

Por nga nga sot dhe në vazhdim, ditët me diell do u lënë vendin reshjeve të shiut, të cilat do të përfshijnë pothuajse gjithë vendin.

 

Reklamë

Sipas Meteoalb e shtuna vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat lindore ku priten shira të dobët dhe të izoluar. Ndërsa dita e diel shton vranësirat në pjesën më të madhe të vendit si dhe shirat në zonat malore. Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin, me të konsiderueshme në jug.

 

Temperaturat do të ulen mesditën e së dielës nga 28 gradë C në 21 – 22 gradë C, për të vazhduar me një rënie akoma më të ndjeshme gjatë fillimit të javës tjetër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë