E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Thuajini lamtumirë verës! Rikthehen reshjet e shiut

Ilustrim · Vizion Plus

Jemi në prag vjeshte, e ndërrimi i stinëve nuk do të kalojë pa u ndjerë! Temperaturat e larta të verës, do të ulen gradualisht dhe reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit tonë ! Fundjava e fundit e gushtit, përkon me ditët e fundit të verës, por nëse prej disa sezonesh stina e ngrohtë vazhdonte edhe për disa javë, këtë vit ndodh krejt e kundërta !

 

Javën e ardhshme priten ndryshime të ndjeshme, duke bërë që temperaturat minimale të kapin vlerën 15 gradë e ajo maksimale mos ta kalojnë 29 gradë. Kjo situatë pritet të vazhdojë jo vetëm ditët e para të shtatorit, ndaj shijoni ditët e fundit të verës…/TRING

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh