Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka sqaruar deklaratën e Ilir Metës bërë pak më parë gjatë një konference me gazetarët kur u pyet për kryedemokratin Lulzim Basha.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Blushi shpjegoi se kreu i shtetit nuk iu drejtua liderit demokrat kur tha se “thuaji popullit që je peng dhe vazhdo punën tënde”, por kryeministrit Edi Rama.

 

Ai shtoi se është pikërisht Rama që duhet të heqë dorë urgjentisht nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë.

 

“Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë”, tha Blushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *