Ditën e sotme Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan nisjen e “operacioneve të mëdha ushtarake” kundër Iranit. Sulmet kanë shkaktuar shpërthime të fuqishme në disa zona, duke rritur frikën për një konflikt rajonal me pasoja të gjera.
Ndërkohë situata rreth fatit të Udhëheqësit Suprem të Iran, Ali Khamenei, mbetet e paqartë pas raportimeve për bombardimin e kompleksit të tij në Teheran.
Sipas burimeve, zona është rrafshuar nga shpërthimi, ndërsa deri tani Khamenei nuk është shfaqur publikisht.
Autoritetet në Teheran këmbëngulin se ai është gjallë, ndërsa në Izrael qarkullojnë raportime kontradiktore që sugjerojnë se ai mund të jetë plagosur ose edhe vrarë.
Bu sabah İsrael tarafından bombalanan Hamenei’nin tesisinin uydu görüntüsü pic.twitter.com/py7JvcKBb2
— ✡Haber İsrael News✡🇮🇱🎗️ (@ShemaNews) February 28, 2026
The New York Times publikoi një imazh satelitor që tregon përmasat e mëdha të shkatërrimit në kompleksin presidencial.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi për NBC News se si Khamenei ashtu edhe presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, janë gjallë.
Më herët, televizioni izraelit Channel 12 raportoi se vlerësimi i Izraelit ishte se Khamenei “të paktën është plagosur”, duke theksuar se ky vlerësim nuk bazohej në imazhet satelitore, por në informacione nga burime anonime. Media të tjera izraelite raportuan madje se ai mund të ketë humbur jetën.
Sipas burimeve, Khamenei pritet të mbajë së shpejti një fjalim drejtuar kombit. Megjithatë, raportimet televizive sugjerojnë se, nëse kjo ndodh, fjalimi mund të jetë regjistruar paraprakisht.
Channel 12 shton se sulmet e fundit kanë shkaktuar “dëme shumë të mëdha” në strukturën drejtuese të regjimit iranian dhe në komandën e tij ushtarake, duke thelluar më tej krizën në rajon.
Ndërkohë Reuters raportoi më herët se nga sulmet, u vranë ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Nasirzadeh, dhe komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammed Pakpour./vizionplus.tv





