Forma e thonjve ka një rëndësi në tregimin e personaliteti tuaj. Në varësi të formës që ka thoi juaj ju mësoni karakterin që përfaqësoni.

 

Dhe ajo që është e pabesueshme është që vërtet vlen për secilin person dhe prandaj këtë njohuri mund ta përdorni si përparësi në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë. Më poshtë do të gjeni disa detaje në lidhje me domethënien e thonjve tuaj.

 

Thonj të gjatë vertikalisht

Kjo është një formë që tregon se je romantik. Ke një imagjinatë të mrekullueshme, je mesatarisht i durueshëm. Mund të jesh perfeksionist dhe mund të mahnitesh lehtë. Vë re gjërat që pak veta i vënë re. Njerëzit të duan ty. Ti shkon mirë me shumicën e njerëzve.

 

Thonj të gjerë anash

Ju që këni një formë të tillë thoji je një mendimtar i mprehtë dhe i thellë. Edhe pse nuk duron shumë, njerëzve i pëlqen mënyra direkte që përdor. Mund të gjesh diferencën midis gënjeshtrave dhe të vërtetës. Kjo të mundëson të jesh një këshilltar i mirë. Nuk i thua njerëzve atë që duan të dëgjojnë, por atë që kanë nevojë të dëgjojnë.

 

Thonjtë “vezë e rrumbullakët”

Personat që kanë një formë të tillë thoji janë tipi pafundësisht i lumtur. Janë paqësore. Edhe pse janë të lidhur me ndjenjat tuaja, nuk i lejon ato të mbizotërojnë mbi ty.

 

Thonj katror

Je tipi kurajoz. Je i lindur për të qenë lider natyror. Ke një sjellje serioze që mund të mos jetë më e mira për njerëzit, por kjo ndikon edhe pozitivisht, mbi natyrën tënde të mirë dhe kështu momentet mes teje dhe njerëzve rreth teje janë më të bukur dhe më argëtues.

 

Thonj me tri kënde

Je i zgjuari i grupit. Tipikisht je inovativ dhe brilant kur të tjerët kërkojnë më të mirën nga ti. Ofron ide të reja shumë shpejt. Njerëzit që takon, mbesin të mahnitur nga ti.

 

Thonj “bajame”

Je i sinqertë, shoqëror dhe i besueshëm. Je i sjellshëm por direkt kur është nevoja. Njerëzit shijojnë kohën me ty, sepse ti gjen të mirën tek secili. Je i zoti për të përballuar situatat e vështira.

 

Thonj në formë shpate

Në jetën tënde, je shpesh si maja e shpatës. Je ambicioz. Punon shumë. Ke qëllime dhe nuk do të pushosh deri sa ti realizosh. Je i plotësuar dhe mund të përballosh punë të vështira edhe nëse janë larg ideve tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *