Thomas Tuchel, shumë pranë stolit të kombëtares së mirënjohur

Thomas Tuchel, ish-trajneri i PSG, Chelsea, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, është në bisedime të avancuara për t’u bërë trajner i kombëtares së Anglisë. Kështu ka bërë me dije kanali gjerman “Welt TV” në një artikull të raportuar edhe nga “L’Équipe”.
Pas humbjes së Anglisë në “Wembley”, në Ligën e Kombeve, kundër Greqisë, të enjten e kaluar, Carsley tha: “Kanë mbetur ende tri ndeshje, pastaj shpresoj të kthehem për të drejtuar U-21”.
Federata Angleze e Futbollit ia dha Carsley përgjegjësinë për drejtimin e kombëtares së madhe në sfidat e shtatorit, tetorit dhe nëntorit, pra të Ligës së Kombeve. E filloi shumë mirë, me fitore ndaj Irlandës në transfertë (0-2) dhe Finlandës në shtëpi (2-0), por më pas humbi ndaj Greqisë.




