Tomas Strakosha, është ky emri qe për momentin përmendet me shume ne televizionet italiane pas paraqitjes se shkëlqyer dhe garancisë qe i dha skuadrës se tij Lacios ne përballjen ne Torino kundër Juventusit vendas.

 

Megjithatë është ende i ri sepse  ne një ndeshje te vetme tregoi se fluturon mes gjenisë dhe çmendurisë, si ne rastin e Higuain ne pjesën e pare teksa e shpëtoi traversa kur tregoi mungese vëmendjeje apo kur priti me këmbe një penallti ne lëvizje te argjentinasit ne pjesën e dyte.

 

Gjithsesi shqiptari ishte gjate gjithë takimit protagonist edhe ne minutën e 23 kur Duglas kosta shënoi golin e avantazhit për vendasit pas pritjes qe Strakosha i beri goditjes se Khedires. Prova televizive e quajti te rregullt pozicionin e brazilianit për shkak se mbrojtësi Bastos ne pjesën e sipërme te ekranit e mbante ne pozicion te rregullt. Por me te nisur pjesa e dyte vjen radha e Imobiles te shënoje golat e 10 dhe 11 sezonale teksa Lacio përmbys gjithçka dhe kalon ne avantazh Brenda  7 minutave.

 

Por ne minutën e 94 serish prova televizive vendos për penallti ne favor te Juventusit dhe te pika e bardhe afrohet Dibala. Pika e kuqe ne ekranin e penalltive është ajo e pritur nga Berisha dy jave me pare dhe nuk do te mbetet e vetme pasi edhe shqiptari tjetër Thomas Strakosha bën me te mirën dhe ndal Argjentinasin. Fitorja i takon miqve me te cilët duhet bere kujdes sepse këtë sezon luajnë minimalisht për zonën champions.

 

Për kampionatin luan Napoli i cili mund edhe Romen ne kryeqytet dhe shkëputet me 5 pike nga Juventusi i vendit te dyte. Ne “Olimpiko” vendos një gol i vetëm i Insinjes ne minutën e 20 te takimit dhe Napoli rrëmben tre piket e radhës duke qene e vetmja skuadër me pike te plota 24 pas 8 ndeshjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *