E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 minutë më parë
Sport

Thirrjet raciste, UEFA dënon ekipin e Partizanit të Beogradit

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka dënuar ekipin e Partizanit të Beogradit dhe Lokomotiv Plovdiv të Bullgarisë, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjet e Ligës së Europës javën e kaluar.

 

UEFA vendosi që ekipi i Partizanit të luajë dy ndeshjet e radhës në Europa League me dyer të mbyllura, për shkak të qasjes raciste të tifozëve në ndeshjen me klubin turk Malatyaspor. Ndeshje që ekipi serb e fitoi me rezultatin 3 me 1.

 

Reklamë

Ndërsa ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, nuk do të ketë tifozët ultras në ndeshjen e radhës për shkak të thirrjeve raciste të bëra në ndeshjen kundër ekipit francez, Strasbourg.

 

Këtë ndeshje ekipi bullgar e ka humbur me rezultat 1:0.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë