E shtunë, 3 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Thirrje për dhunë në zgjedhje, procedohet kryebashkiaku i Mallakastrës

Pas kryebashkiakut të Lezhes policia ka proceduar penalisht edhe atë të Mallakastrës.

 

Reklamë

Policia ka referuar pranë gjykatës materialet ndaj kryebashkuiakut demokrat Agron Kapllanaj, me akuzën “Për thirrje të veprimeve të dhunshme” në lidhje me procesin zgjedhor.

 

Sipas policisë, kryebashkiaku Kapllanaj I ka bërë thirrjet gjatë nje emisioni televiziv.

 

Njoftimi policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Thirrje për veprime të dhunshme”.

Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër A.K. dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë