E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Thirrje ndaj SHBA që të ndalojë avionët Boeing 737 MAX 8

Qeveria amerikane pas aksidenteve ajrore me avionin Boeing 737 MAX 8, ka shtuar thirrjet për pezullimin e  fluturimit të tij edhe në Shtetet e Bashkuara.

 

Disa dhjetra vende kanë ndaluar fluturimet e këtij avioni, por deri tani Administrata Federale Amerikane e Aviacionit ka urdhëruar kompaninë Boeing të përmirësojë programin kompjuterik të këtyre avionëve.

 

Reklamë

Familjet ende po vajtojnë për viktimat në avionin Ethiopian Air 302, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga Addis Abeba të dielën, duke vrarë të gjithë 157 personat në bord.

 

Shtëpia e Bardhë thotë se qeveria amerikane është në fazat e hershme të hetimit.

 

Ndërkohë deri më tani disa dhjetra vende kanë ndaluar fluturimin e Boeing 737 MAX 8, pasi dy nga këta avionë u rrëzuan brenda gjashtë muajve.

 

Një avion i shoqërisë ajrore Lion Air u rrëzua në Indonezi më 29 tetor, duke vrarë 189 persona në bord. Hetimet do të kërkojnë disa muaj, por të dhënat fillestare tregojnë rrethana të ngjashme mes dy aksidenteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë