SPAK kërkon 4 vite e gjysmë dënim për Ibrahim El Salih, nën akuzë për nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Këto thirrje ai i ka bërë në rrjetin social, Facebook.

 

Nga ana e të pandehurit manifestohen thirrje/propagandë që të shtyjë personat lexues/ndjekësit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë ‘xhihadin’, është solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u solidarizuar me fitoren e luftëtarëve të shtetit islam të Irakut, ka mbështetur personat e burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa shteteve perëndimore, ka përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, ka synuar nxitjen dhe ka bërë thirrje publike për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste, thuhet ne akuze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *