Kreu i shtetit Ilir Meta është shprehur se tashmë është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre.

 

Meta përsëriti qëndrimin e tij për referendum dhe tha se do të kërkojë mbështetjen e popullit shqiptar që përmes referendumit të mbrojë republikën.

 

Ndër të tjera gjatë konferencës për mediat Meta është shprehur se si president do të qëndroj si kryegarant i mbrojtjes së kushtetutë dhe do ti kundërvihet përpjekjeve të tilla shkatërrimtare dhe antikombëtare.

 

“Shqipëria nuk mund të drejtohet me Rezolutë, por vetëm me Kushtetutë! Shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të Kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin më nga sytë këmbët në atdheun e tyre! Kushtetuta e Republikës është Vija e Kuqe dhe e kuqe flakë, e pakalueshme nga armiqtë e saj dhe të Republikës së gjithë shqiptarëve!  Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë shpresëhumbur! Presidenti do të jetë në mbrojtje të drejtpërdrejt të Lirive dhe të drejtave themelore të Popullit Shqiptar!

Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar, që përmes Referendumit të mbrojë Republikën.  Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore.  Vendimi i drejtpërdrejtë i popullit dhe i sovranit të përgjithshëm, është mbi të gjithë.  Referendumi është demokracia direkte dhe në veprim! Presidenti i Republikës, do bëjë gjithçka që kjo e Drejtë të ushtrohet lirisht dhe pa asnjë pengesë. Kjo është Detyra ime, për të cilën jam betuar solemnisht dhe me gjithë zemër me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe do ta mbroj, ashtu sikundër dhe jam betuar, deri në fund!

Të mbrojmë sot Kushtetutën dhe përmes saj të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë!  Shqipëria e Para!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *