Thirrja e Mediut: Nesër përmbysja e së keqes, që i ka zënë frymën Shqipërisë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së të shtunës dhe të marrin fatin e tyre në dorë.
Mediu në një status në profilin e tij në Facebook shkruan se me praninë e tyre qytetarët do të tregojnë që Shqipëria evropiane nuk është një ëndërr e vdekur.
Ndër të tjera ai thekson se shqiptarët duhet të ngrihen për të treguar se Shqipëria Evropiane nuk është një ëndërr e vdekur, por një realitet i ku çdo shqiptar nuk i fal Lirine dhe te drejtat e tij.
“Neser eshte dita e shqiptareve Ora 11 te gjithe se bashku.
Ata neser marin ne dore fatin e tyre kunder nje qeverie te paligjeshme qe ka manipuluar zgjedhjet me parate e droges, korrupsionit dhe krimit.
Shqiptaret duhet te ngrihen per te treguar se Shqiperia EUROPIANE nuk eshte nje enderr e vdekur, por nje realitet ku cdo shqiptar nuk i fal Lirine dhe te drejtat e tij, nuk ul koken perballe varferise, lumturine e nderton me autoritetin dhe dinjitetin qe i ka fal Zoti. Nuk mund te pranoje perbujen, fyerjen e Rames , nuk mund te pranoje te lere Shqiperine, por lufton per Shqiperine dhe Kombin shqiptar Europian.
Kete rrugetim te shqiptareve Europiane nuk e ndal dot Edi Rama, antimitingjet e turpshme si komunistet ne vitin 1990-1991, nuk e ndalin as pushteti qe bllokon rruget e lirise dhe te drejtes, apo police qe nuk I sherbejne ligjit por pushtetit.
Cdo shqiptar qe do lirine jeten dhe beson tek familja, Kombin dhe Zoti neser duhet te jete me proteste per te filluar permbysjen e te keqes qe I ka zene fryemen Shqiperise.”




