Subscribe

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Lushnje ku ka zhvilluar një takim me qytetarët e Lushnjes në mbështetje të kandidatit të PD për bashkinë, Indrit Se

 

Basha ka lënë në mes fjalën para demokratëve në Lushnje pasi teksa po fliste për zgjedhjet e 6 marsit në xhami u thirr ezani.

 

“Sot e kam për kënaqësi dhe privilegj të ndodhem në mesin tuaj dhe t’u them se ndonëse shpesh kam dëgjuar avokatinë e Indrit Sefës, apo e kam lexuar në faqet e shtypit ku luftonte kundër padrejtësive e shtypjes, nga regjimi banditeskt i Edi Ramës apo kur ka marrë raportet e fitoreve të tij të suksesshme.

 

Zgjedhja e një njeriu jo vetëm me një fytyrë njerëzore por me një moral dhe botëkuptim të ri është avantazh për PD. Një nga arsyet kryesore pse kemi mbetur këtu është modeli i korrupsionit dhe korrupsioni buron nga një fytyrë çnjerëzore e politikës.

 

Në momente të tilla zoti jo vetëm që s’na ka braktisur dhe as na ka harruar. Por përkundrazi edhe tani siç e thotë një nga suret e mia të preferuara tek errësira shtrihet anë e mbanë prapë zoti yt nuk të ka braktisur dhe do jetë bujar me durimin tuaj o lushnjarë me durimin e shqiptarëve sa kohë që ne ndjekim rrugën e zotit të së drejtës të vlerave dhe virtyteve. Ne e dimë mirë çfarë ka ndodhur në këtë dekadë që Lushnja ka rënë në kthetrat e korrupsionit”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *