E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Theu urdhrin për herë të dytë/ Administratorit nga Tirana i bllokohet lokali për 6 muaj

Një lokal bar-kafe, në rrugën “Niko Avrami”, i cili më parë ishte gjobitur në kuadër të masave të Covid-19, është konstatuar sërish i hapur nga uniformat blu.

 

Reklamë

Administratori i lokalit, shtetasi me iniciale F.B, kësaj radhe është ndëshkuar me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj.

 

Një javë më parë, po nga shërbimet e Komisariat të Policisë Nr. 4, një tjetër lokali, në pronësi të shtetases  R. F., në rrugën “Sadik Petrela”, iu bllokua aktiviteti për 6 muaj.

 

Policia bën me dije se në të gjithë vendin janë ndëshkuar 207 administratorë lokalesh që kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me këtë akt normative.

Vazhdo të lexosh

Reklamë