E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Theu urdhrin e mbrojtjes dhe përndoqi ish-bashkëshorten, shpallet në kërkim 39-vjeçari

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim në Vaun e Dejës, pasi ish-bashkëshortja e ka denoncuar në Polici për përndjekje.

Gjithashtu denoncuesja ka thënë se ai ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke i shkuar afër banesës së prindërve të saj.

Reklamë

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 39 vjeç, banues në Bërdicë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij, se ky shtetas e përndjek dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke iu afruar banesës së prindërve të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë