E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Theu traun e doganës së Qafë Botës, kush është shqiptari i arrestuar (Emri)

Këtë të martë, në pikën kufitare Qafë-Botë, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Gardjan Mirukaj, 39 vjeç, banues në Lezhë, ka kaluar pikën kufitare duke mos iu bindur urdhrit të Policisë për të kryer kontrollin dhe verifikimin e dokumentacionit, duke kaluar në territorin Grek në menyrë të jashtëligjshme dhe duke mos iu bindur për ndalim dhe Policisë Greke.

 

Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Sarandë, është bërë i mundur ndalimi i këtij shtetasi, në hyrje të Igumenicës.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet nuk i është konstatuar asnjë send i jashtëligjshëm.

Vazhdo të lexosh