E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Showbiz

Theu për herë të dytë masat anti-Covid/ Rita Ora kërkon falje

Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare Rita Ora ka kërkuar falje pas lajmit se ajo do duhej të ishte vetë-izoluar pas udhëtimit në Egjipt kur festoi ditëlindjen e saj të 30-të në një restorant në Londër muajin e kaluar.

 

30-vjeçarja fluturoi për në Egjipt me një avion privat në 21 nëntor për të performuar në hotelin me pesë yje W në Kajro.

 

Reklamë

Ajo u kthye në Angli të nesërmen dhe u kërkua, sipas rregullave të karantinës të qeverisë që të vetëizolohej për 14 ditë.

 

Në vend të kësaj, Ora festoi ditëlindjen në restorantin Casa Cruz në Notting Hill, duke shkelur masat e vendosura për parandalimin e koronavirusit, ku më pas kërkoi edhe falje publike.

 

Pasi dolën lajmet për festën e realizuar, këngëtarja tha se ishte “thellësisht e penduar” për veprimet e saj, e ku do të paguajë rreth 10,000 £ për organizimin e festës.

 

“Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur masat dhe të izolohesha. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këto rregulla… Unë përsëri kërkoj falje”, tha Rita.

Vazhdo të lexosh

Reklamë