E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Theu masën e sigurisë dhe qëlloi me armë zjarri/ Arrestohet 21-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë  shtetasin L. B., 21 vjeç, banues në fshatin Borizanë, i dënuar më parë vjedhje.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kishte shkuar në fshatin Arrameras dhe në orët e mbrëmjes ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, në afërsi të banesave.

Reklamë

21-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë ka fshehur armën e zjarrit dhe është larguar, por është kapur disa minuta më vonë.

Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit pistoletë me të cilin 21-vjeçari ka qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë