E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe tentoi të largohej nga vendi, 45-vjeçari arrestohet në Hanin e Hotit

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të largohej nga Shqipëria, kapet në PKK Hani i Hotit një 45-vjeçar. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë ndaluan shtetasin N.H., banues në fshatin Cukalat, Dimal, i cili ishte i vendosur me masën “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP”.

Ndalimi u krye pasi ky shtetas u kap nga shërbimet policore në tentativë për t’u larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me masën e sigurisë së caktuar nga Gjykata. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Reklamë

Njoftimi i policisë:

Kuçovë

Reklamë

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet nga shërbimet e Policisë në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, në tentativë për t’u larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë bënë ndalimin e shtetasit N. H., 45 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Dimal.

Ky shtetas ishte i vendosur me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP)”.

Ndalimi i tij u krye pasi shërbimet policore e kapën këtë shtetas në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit, duke tentuar të largohej nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të plotë me masën e sigurisë së vendosur ndaj tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. H. u ndalua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë