Një 31-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi  akuzohet për thyerje të masës së arrestit të shtëpisë.

Pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet G.L., i cili ishte në arrest shtëpiak për shitje droge.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera 24/7, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G.L., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *