Kronikë
Theu “arrestin e shtëpisë”; prangoset 37-vjeçari në Tiranë, i gjendet armë dhe kokainë në banesë

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar që kishte thyer masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë kontrollit fizik, 37-vjeçarit iu gjet një dozë kokaine. Më pas, gjatë ushtrimit të kontrollit në banesë u gjetën 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak dhe një peshore elektronike.
37-vjeçari rezultonte në “arrest shtëpie” për veprën penale “Podhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




