Një 39-vjeçar në Vlorë ka thyer arrestin në shtëpi për të shitur kanabis.

 

Policia njofton se 39-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërsa më herët i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, për shkak të një aksidenti.

 

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjes e dozave të lëndës narkotike”, njofton policia.     

 

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *