Policia e Mallakstrës ka vënë në pranga një 39 vjeçar, banues në Ballsh, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 39-vjeçari është kapur nga policia në një lokal të qytetit.

 

Ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

“Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftim.

 

 

Një tjetër shtetas 47-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Uniformat blu po kryenin një procedurë standarde gjatë kohës që kanë hasur në rezistencën e të arrestuarit.

 

“Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë përmbushjes së një procedure standarde pune”, thuhet në njoftim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *