E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Theu arrestin e shtëpisë e plagosi me thikë një shtetas, arrestohet 29 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit me inicialet D.B.

 

Shtetasi I arrestuar është 29 vjeçari, D.M., banues në Tiranë. 29 vjeçari sipas policisë, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

 

Reklamë

Sipas policisë, 29 vjeçari pak ditë më parë në rrugën “Gjergj Legisi”, për motive të dobëta plagosi shtetasin D.B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Gjatë kryerjes së veprës penale, 29 vjeçari ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie”.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë