Policia e Këlcyrës ka arrestuar një 20 vjeçar me iniciale S.N, pasi theu arrestin e shtëpisë.

 

20 vjeçari është dënuar nga gjykata e Përmetit për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

 

Këlcyrë / Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Policisë, 20 vjeçari.

 

Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit S. N., 20 vjeç, banues në  Këlcyrë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi duke u larguar nga banesa, theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *