Thethi mund të jetë një zgjidhje mjaft e mirë për të kaluar një pjese te pushimeve verore, sidomos për ata qe duan turizmin malor. Por para se të pronotosh punimet duhet të informohesh mirë për kushtet që ofrohen, jo për fajin e banorëve, por për mungesën e investimeve. Gjergj Harusha është një nga banorët, i cili ka investuar për turizmin në këtë zonë. Ai tregon se prej kohësh po përballen me mungesën e energjisë eklektike. Edhe pse banorët i kanë bërë gati bujtinat për të pritur vizitorët vendas e ata të huaj Lin Zorgji i bën thirrje autoriteteve që të rregullojnë rrugën që të çon në Theth. Thethi është një nder zonat me të bukura në zemër të Alpeve, në vargmalet e Bjeshkëve të Namuna.