E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Thesari i fototekës “Marubi” 160 vjet histori

Ishte viti 1856 kur italiani Pietro Marubi themeloi në Shqipëri të parën studio fotografike, të cilën pas vdekjes së mjeshtrit do ta trashëgonte djali i birësuar i familjes Kodheli, Keli. Ky i ri i talentuar do të trashëgonte jo vetëm studion, por edhe mbiemrin e mjeshtrit të madh, pasi të gjithë do ta njihnin më pas si Keli i Marubit.

 

Pas vdekjes së Kelit, studioja e fotografisë do të drejtohej nga i biri i tij Gegë Marubi, i cili kishte mbaruar studimet në shkollën e parë të filmit e fotografisë në Francë, për të krijuar një fond që kjo fototekë e rrëfen sot si 160 vite histori.

 

Reklamë

Fototeka Marubi do të krijohej si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës në vitin 1970, ndërsa në vitin 2003 merr statusin e institucionit kombëtar, si i vetmi muze i fotografisë në Shqipëri. Aktualisht, në këtë muze ka 2 ekspozita, por virtualisht mund të shijohen edhe shumë vepra të Marubëve.

 

Sot Fototeka Kombëtare “Marubi” mbetet i vetmi institucioni përfaqësues i artit të fotografisë në Shqipëri, që në fond mban punët e Pietro Marubbi, Mati Kodhelit, Kel Marubi, Gegë Marubi, Kolë Idromeno e Dedë Jakovës.

 

Më shumë video

Reklamë