Subscribe

Padiskutim që këto ikona, dikur pjesë e kishave që u shkatërruan nga një sistem politik janë thesare. Sot shteti shqiptar i quan “thesare të shpëtuara” dhe 62 nga 467 vepra që iu sekuestruan Gjergji Thimios ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar, ku edhe kanë qëndruar për një kohë të gjatë. Janë 27 ikona, 14 pjesë ikonostasi dhe 4 kryqe kryesisht pa autorësi, diku diku të dëmtuara, por që ende prezantojnë krenarisht një pjesë të artit bizantin që ju ftojnë të vizitoni Muzeun Historik Kombëtar. Kanë qëndruar për një kohë të gjatë të mbyllura në galeri e muze, që kur iu sekuestruan Gjergji Thimios, por nuk do të jetë më kështu tanimë që i janë kthyer shteti shqiptar. Të gjitha veprat janë të certifikuara nga një grup specialistësh në Ministrinë e Kulturës, që e ka nisur punën nga shtatori i 2015-ës. Ndërkohë Silva Breshani, si kryetare e grupit të punë sqaron edhe pse këto vepra prej kohësh duhet të ishin pronë e shtetit shqiptar, si thesare të trashëgimisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri më 8 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *