E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Thesare në kishë?! Hajdutët prishin objektin duke gërrmuar

Dhunohet kisha e Shën Marisë në fshatin Vodicë te Kolonjës.

Sipas punonjësve persona të papërgjegjshëm kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë tek pagëzimorja e kësaj kishe.

Burime të siguruara nga Vizion Plus thanë se e gjithë kjo vjen pasi persona ende të paidentifikuar kërkojnë thesare në themelet e kësaj kishe.

Kjo nuk është hera e parë që dhunohen objektet e kultit në Ersekë.

Sipas informacioneve nga policia, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Korccë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë