E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Theresa May shpërthen ndaj Bashkimit Europian

 

Kryeministrja britanike Theresa May ka lëshuar akuza të ashpra ndaj politikanëve dhe zyrtarëve europianë, se po përpiqen të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit përmes kërcënimeve për BREXIT. Në një fjalim të mbajtur pas një takimi me Mbretëreshën Elizabeta II për ta njohur me shpërndarjen e parlamentit dhe nisjen zyrtarisht të fushatës zgjedhore, ajo foli për burokratë të Brukselit, që dëshirojnë që bisedimet për daljen e Britanisë nga unioni të dështojnë, ndërsa shtypi europian ka keqinterpretuar qëndrimin e vendit të saj në negociata.

 

“Ditët e fundit kemi parë sa të vështira do të jenë bisedimet. Pozicioni i Britanisë në negociata është keqinterpretuar nga shtypi i kontinentit, qëndrimi i Komisionit Euriopian është ashpërsuar, kërcënimet ndaj Britanisë janë lëshuar nga zyrtarë dhe politikanë europiane. Të gjitha këto akte kanë si synim të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.”

Reklamë

 

Fundjavën e shkuar një gazetë gjermane raportoi se gjatë bisedimeve mes May dhe presidentit të Komisionit Europian, Juncker, ky i fundit ka theksuar se Brexit nuk do të rezultojë sukses.

 

Partia Konservatore e May kryeson sondazhet ndaj laburistëve, ndërsa kryeministrja ka theksuar se arritja e marrëveshjes më të mirë të BREXIT do të ishte detyra kryesore për atë që fiton zgjedhjet e 8 qershorit. Ajo u ka bërë thirrje votuesve që të japin mbështetjen për luftën për Britaninë.

 

Britania e Madhe është e vendosur per te mos paguar faturën prej 100 miliardë eurosh te kërkuar nga Bashkimi Europian per largimin e saj. Sekretari britanik për çështjen “Brexit”, David Davis, u shpreh më herët se vendi i tij do te paguaje atë cfare është e ligjshme dhe nuk është i gatshëm te plotësoje dëshirat e BE-se. BE, tha Davis po luan shume ashpër me shifrat.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë