Subscribe

 

Kryeministrja britanike Theresa May u paraqiti liderëve europianë në Bruksel planet për të drejtat e shtetasve të BE-së, që jetojnë në Britani pas daljes së shtetit nga unioni. Sipas propozimit, ata shtetas qe kanë jetuar në këtë vend për 5 vite do të kenë të drejta të barabarta me britanikët. Statusi i ri që do t’u ofrohet, u jep mundësi të kenë akses në sistemin shëndetësor, të edukimit dhe të kenë përfitime të tjera.

 

“Është nje oferte e drejte dhe serioze. Duam të sigurojmë qytetarët e BE që kanë ndërtuar jetën në Britani se askush nuk do të dëbohet, mund të vazhdojnë të qëndrojnë. Por dua të njëjtën siguri edhe për shtetasit britanikë që jetojnë në vendet e unionit.”

 

Oferta e Britanisë është cilësuar si fillim i mirë nga kancelaria gjermane Merkel, pavarësisht pikëpyetjeve qe ekzistojnë për BREXIT, financat, apo raportet me Irlandën. Por kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker nuk ndau të njëjtin qëndrim me të dhe theksoi se kjo ofertë është e pamjaftueshme. Me herët BE kishte propozuar që shtetasit e BE në Britani dhe britanikët që jetojnë ne vendet e bllokut të vazhdojnë të gëzojnë të njëjtat të drejta. Diskutimet për ketë çështje vijojnë edhe në ditën e dytë të samitit të Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *