Theresa May: Jam krenare për punën time

Kryeministrja britanike Theresa May bëri të ditur se do të ndjejë krenari njëkohësisht edhe zhgënjim kur të lërë postin pas 12 ditëve.
Në një intervistë për BBC, May nuk e fshehu zhgënjimin që çështja e Brexit për të cilën ajo luftoi aq shumë, nuk u vlerësua.
Theresa May: Unë mendoj se ka një ndryshim të madh mes Parlamentit dhe publikut. Publiku ka një pikëpamje shumë të thjeshtë për Brexit. Ata e dhanë verdiktin e tyre dhe ne duhet të vazhdonim punën për të respektuar vendimin e qytetarëve. Ata e dinë që deputetët në parlament nuk ishin të gatshëm të bënin një kompromis për të arritur shumicën në parlament”.
Por May nënvizoi se për 3 vjet me radhë ajo ka arritur shumë dhe gjithçka është bërë në emër të interesit kombëtar. Megjithatë, I vjen keq që I duhet të largohet kur dëshironte të bënte akoma më shumë për vendin.
Kryeministrja në Largim do të lërë detyrën më 24 korrik, e në karrigen e saj do të ulet Boris Johnson ose Jeremy Hunt.
Duke i uruar fitoren e më të mirit, May tha se puna që ata do të marrin përsipër, kërkon shumë përgjegjësi.




