E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Theresa May drejt dorëheqjes

Kryeministrja britanike Theresa May pritet të japë dorëheqjen. Burimet thonë se do të ketë një afat për zgjedhjen e pasardhësit të saj, deri më 10 qershor. May ka qenë nën presion të vazhdueshëm për t’u larguar nga posti, pasi nuk arriti të marrë mbështetjen e deputetëve të saj për marrëveshjen e divorcit. Nga muaji janar parlamenti ka refuzuar 3 herë marrëveshjet e arritura pas bisedimeve edhe me liderët e BE.

 

Përpjekjet për të gjetur një kompromis, dështuan sërish ndërsa Theresa May kishte planifikuar të publikonte sot një tjetër marrëveshje të ndryshuar në disa pika kyce që kanë ngjallur debat mes ligjvënësve.

 

Reklamë

Por propozimet e saj që përfshinin një marrëveshje bashkimi doganor dhe një mudësi për mbajtjen e një referendumi tjetër, nuk u mirëpritën.

 

Më herët, kryetarjae  dhomës së komunëve, Andrea Leadsom dha dorëheqjen duke thënë se ajo nuk besonte se qasja e qeverisë do të çlirojë rezultatin e referendumit.

 

Për më shumë se një vit tashmë, Britania e Madhe gjendet në një krizë të thellë politike dhe shtyrja gjithnjë e më shumë e divorcit me BE-në e ka thelluar paqëndrueshmërinë jo vetem politike por edhe social-ekonomike.

 

Një ditë më parë, Mbretëria e Bashkuar votoi në zgjedhjet parlamentare evropiane. Rezultatet nuk do të fillojnë të shpallen deri në natën e së dielës, pas përfundimit të votimit në të 28 shtetet anëtare.

Rezultati pritet të flasë edhe nje here për qëndrimin e britanikëve ndaj BREXIT.

Vazhdo të lexosh

Reklamë