Subscribe

 

Një sherr banal per nje vendparkimi përfundoi me dy te vdekur dhe një te plagosur rende. Ngjarja tragjike ndodhi ne fshatin Rrushkull te Durrësit. Tre personat punonin roje ne rezervatin e kësaj zone. Mësohet se mes 40-vjecarit Lulzim Qeme dhe Eduart Xhaferrit ka nisur debati për parkimin e nje automjeti, por ne sherr e sipër njeri prej tyre ka nxjerre thikën.

 

Per te shuar konfliktin ka ndërhyre kolegu i tyre Yzedin Shallari, por edhe ai nuk i shpëtoi goditjeve fatale. Te tre personat janë dërguar me urgjence ne spital, por dy prej tyre Lulzim Qeme dhe Yzedin Shallari nuk u kane rezistuar dot plagëve te marra. Ndërsa kolegu i tyre Eduart Xhaferri është ne gjendje kritike per jetën. Policia po vijon hetimet per zbardhjen e ngjarjes, ndërsa ka marre ne pyetje banoret e zonës, qe ndodhin ne momentin e sherrit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *