E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Themeluesi i “Amazon” do të udhëtojë në hapësirë

Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, do të fluturojë muajin e ardhshëm në hapësirë, bashkë me vëllain e tij.

 

Fluturimi do të jetë i pari i njerëzve, i realizuar nga kompania e tij e hapësirës, Blue Origin.

 

Reklamë

Në një postim në Instagram, Bezos tha se fluturimi në hapësirë është diçka që ai ka dashur ta bëjë “gjithë jetën”.

 

“Më 20 korrik, do ta bëj udhëtimin me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë”, tha Bezos.

 

Shefi i Amazaonit – kompanisë së shitjeve online – është një nga njerëzit më të pasur në botë.

 

Sipas revistës amerikane Forbes, pasuria e tij neto kap vlerën e 186.2 miliardë dollarëve.

 

Blue Origin do të nxjerrë në ankand edhe një vend në kapsulë, për dikë që dëshiron t’i bashkohet fluturimit të dy vëllezërve./ Rel

Vazhdo të lexosh

Reklamë