Numri i të vdekurve nga zjarret në Greqi ka shkuar në 74 viktima dhe 187 persona të tjerë janë të plagosur.

 

Sipas zëdhënëses së shërbimit zjarrfikës të kryeqytetit grek bëhet me dije se mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe fëmijë. Ndërkaq dhjetra persona vijojnë të jenë të zhdukur, ku mendohet se janë mes viktimave.

 

Përgjatë ditës së djeshme edhe gjatë natës, në tri zona të ndryshme të Athinës ‘shpërthyen’ 15 vatra zjarri, ku situata më dramatike ishte në fshatin bregdetar Mati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *