E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Bota

Thellohet skandali i Trudeau/ Del video ku shfaqet me lëkurë të lyer

Vetëm një muaj para zgjedhjeve kryeministri i Kanadasë po përballet me akuzat për fyerje dhe racizëm.

 

Ajo që në fakt tashmë është kthyer në një betejë e cila mund t’i shkaktojë humbjen në zgjedhje, është fakti se Trudeau nuk e mban mend se sa herë është lyer me make-up për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës së tij.

 

Reklamë

Mediat madje kanë publikuar një video të Trudeau te xhiruar në vitin 1990, atëherë në të 20-t duke thelluar edhe më tej skandalin. Kryeministri kanadez u detyrua të kërkojë falje për herë të dytë para kamerave ndaj njerëzve që janë ndjerë të fyer nga veprimet e tij.

 


JUSTIN TRUDEAU

 


KRYEMINISTER I KANADASE

 

“Ajo që kam bërë ka lënduar shumë njerëz, ata që nuk duhet të ishin përballur me ndjenjën e racizmit për shkak të origjinës së tyre. Kjo është diçka për të cilën jam penduar thellë. Të errësosh fytyrën tënde pavarësisht rrethanave, është e papranueshme për shkak të së shkuarës dhe me atë që janë përballur njerëzit me ngjyrë. Duhet ta kisha kuptuar këtë gjë që atëherë dhe sduhet ta kisha bërë kurrë.”

 

 

Kanadezët do të dalin në votime më 21 tetor por fotot e publikuara, kanë trazuar fushatën e kryeministrit  Trudou.

Vazhdo të lexosh

Reklamë