Subscribe

 

Ndonëse ka një akt padi te depozituar ne Prokurorinë e Tiranës, Gjykata Administrative ka nisur shqyrtimin e procedurës se ndjekur, Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur kete te hëne zyrtarisht fituesin e Spitalles. Agjencia eshte ne te njëjtën linje me Ministrine e Zhvillimit Ekonomik, duke zyrtarizuar konsorciumin qe përbehet nga 3 kompani.

 

Ky eshte nje rast i paprecedent kur nje çështje qe është ende nen verifikim apo hetim, ministria dhe agjencia e prokurimit vijojnë me tej procedurat duke shpërfillur ligjet ne fuqi. Por sikur te mos mjaftonte ky fakt, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ben edhe ne nje tjetër shkelje. Gara per zonën teknologjike te Spitalles ka nisur me nje vendim te veçante te kryeministrit, sipas te cilit fituesi do miratohet nga qeveria se bashku edhe me kontratën.

 

Ndaj vendimi i Agjencisë se Prokurimit Publik, e cila shpejton te shpalle fituesin nuk është gje tjetër veçse thellimi i skandalit. Kjo sjellje shton dyshimet per nje afere te madhe korruptive te nisur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *