Subscribe

Zyrtarisht Shqipëria ka rënë në periudhën e errët, ku mallrat që shet jashtë po vijojnë të bien. Ndryshe nga një vit më parë, vendi ynë për të pestin muaj rresht po nxjerr një bilanc negativ të eksporteve, i ndikuar kryesisht edhe nga rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve në tregjet e jashtme. Për janarin e 2016-ës, rënia e eksporteve shqiptare arriti vlerat -7.8%, e krahasuar me dhjetorin, ulja thellohet me – 8.1%. Instituti i Statistikave raporton se tre grupet, të cilat kanë pësuar rënien  më të madhe,  janë ato të cilat kanë dhe efektet më të mëdha në ekonomi: minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrik kanë rënë me 9%, materiale ndërtimi dhe metale me 6.4% dhe makineri pajisje me 1.3%. Shifrat flasin qartë për një tkurrje të aktivitetit të ndërmarrjeve në Shqipëri,  të cilat po humbin fitimin e nuk po bëjnë dot investime të reja. Kjo pasqyrohet edhe nga treguesi i importit. Konsumi është tkurrur dhe Shqipëria po importon më pak se më parë. Rënia vjetore është në nivelin 1.5%, ku për herë të parë rezultojnë me ulje edhe produktet ushqimore.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *