Përplasjet mes Shba dhe Iranit po shkojnë drejt një lufte edhe më të ashpër diplomatike. Presidenti iranian Hassan Rouhani ka deklaruar se sanksionet kundër Teheranit tregojnë “dëshpërimin” e administratës amerikane, duke e quajtur shefin e shtëpinë se Bardhë “të vonuar mendërisht”. Rouhani deklaroi se sanksionet kundër udhëheqësit suprem të vendit Ajatollah Ali Khamenei janë të kota, sepse ai nuk ka pasuri jashtë vendit.

Ndërkohë, një ditë më parë presidenti amerikan, firmosi sanksionet e reja e më të ashpra financiare ndaj Iranit duke sqaruar se urdhri do të frenojë qasjen që Khamenei dhe Teherani kanë tek tregjet financiare botërore. Sekretari i Thesarit theksoi se masat do të bllokojne pasuri të Iranit me vlerën e dhjetra miliarda dollarëve.

Sipas presidentit amerikan, urdhri i tij është një përgjigje “e fortë dhe proporcionale” e Shteteve të Bashkuara ndaj goditjes nga Teherani javën e kaluar të një avioni amerikan pa pilot, për të cilin Uashingtoni thotë se ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë ngushticës së Hormuzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *