Subscribe

Analisti Ermal Hasimja vlerëson se konflikti brenda Partisë Demokratike pritet të eskalojë, duke marrë shkas nga gjuha agresive në përplasjet mes Berishës dhe Bashës.

 

Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Hasimja u shpreh se qëllimi kryesor i Berishës nuk është demokracia brenda PD-së, siç pretendon, por interesat personale.

 

“Në mënyrë metaforike, konfliktet me të përgjakshme e dramatike janë konfliktet brenda llojit. Jemi në një pikë ku gjithçka do të eskalojë. Të te dyja raset, Basha ka kuptuar tani mekanizmat juridike për të rivendosur demokracinë dhe rregullin aty. Reagimi i Bashës është reagim për të hequr qafe kundërshtarët brenda PD-së. Ashtu si qëndrimet juridike të Bashës në raport me dy forumet, edhe qëndrimi i Berishës është po aq i pasinqertë dhe fshehës i asaj lufte personale që po bën për interesat e tij brenda PD. Demokracia brenda PD nuk është meraku kryesor i Berishës. Ai e ka pasur këtë mundësi 3-4 muaj më përpara dhe zgjodhi që mos ta bënte. Duken qartë prirjet e secilit për ta eskaluar. Ai që është më i interesuar është Berisha, por Basha nuk do t’i rezistojë dot tundimit duke pasur parasysh agresivitetin e Berishës nga njëra foltore në tjetrën. PD ka qenë e përçarë që më përpara. Një pjesë e atyre që janë bashkuar me Sali Berishën nuk janë as me Berishën, me shumë gjasë janë kundër tij… Situata brenda PD-së, për PS-në është një argëtim i madh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *