E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Thellohet lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar vendosjen e tarifave shtesë për 200 miliardë dollarë në mallra kinezë, duke e thelluar edhe më tej luftën e ashpër tregtare me Kinën. Me vendosjen e tarifave që do të hyjnë në fuqi brenda këtij muaji, afërsisht gjysma e produkteve që Kina i shet Shteteve të Bashkuara çdo vit pritet te pësojnë goditje.

 

Tarifat e reja do të aplikohen për pothuajse 6,000 artikuj ku përfshihen: çanta dore, oriz, tekstile, pajisjet e shëndetit dhe sigurisë. Administrata e Trump këmbëngul se rritja është përgjigje ndaj praktikave të padrejta tregtare të Kinës.

 

Reklamë

Ende nuk ka një reagim nga Pekini lidhur me masat e reja të Trump, por Kina ka paralajmëruar më herët se do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë.

 

Ishte vet presidenti Donald Trump qe u kërkoi këshilltarëve të tij të vazhdojnë punën për vendosjen e tarifave edhe pse Uashingtoni dhe Pekini po punojnë për të rifilluar bisedimet . Sekretari i Thesarit ftoi negociatorët në Uashington këtë javë, por Kina e refuzoi ofertën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë