Subscribe

Presidenti I SHBA-ve Donald Trump ka dhënë miratimin e tij për vendosjen e tarifave në 50 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze. Një veprim i tillë, sipas mediave amerikane përshkallëzon edhe më tej tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

 

Ende nuk ka një reagim nga zyrtarët kinezë për masën e re të presidentit amerikan, por Pekini ka thënë më parë se do t’i kundërpërgjigjet të gjitha tarifave amerikane duke u hakmarrë me të njëjtën monedhë nëse dëmton interesat e Kinës.

 

Edhe Bashkimi Europian miratoi unanimisht planet për të taksuar produktet amerikane me vlere 2.8 miliardë euro. Liderët e BE-së e cilësojnë vendimin e Trump të paligjshëm ndërsa Komisioni Europian ka nisur një beteje ligjore kundër tarifave në organizatën botërore të tregtisë.

 

Masat e Trump për vendosjen e tarifave shtesë në 25% për hekurin dhe çelikun dhe 10% për aluminin, për Kinën, Kanadanë, Meksikën dhe Bashkimin Europian kanë shkaktuar zemërimin e aleatëve më të mëdhenj të Shteteve te Bashkuara.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se politikat tregtare të planit të Trump “Amerika e Para” dëmtojnë sistemin tregtar të botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *