E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Thellohet kriza në Libi, fuqitë botërore evakuojnë trupat

Fuqitë botërore kanë filluar evakuimin e trupave nga Libia për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

 

Komandanti i Shteteve të Bashkuara për Afrikë, tha se ka ndryshuar vendqëndrimin e një kontingjenti të ushtrisë së SHBA-së, derisa India tha se ka evakuuar paqeruajtësit në Tunizi.

 

Reklamë

Forcat rebele nën Gen Khalifa Haftar kanë depërtuar nga lindja me synim që të pushtojnë kryeqytetin Tripoli.

 

Kryeministri i mbështetur nga Kombet e Bashkuara ka akuzuar Khalifa Haftarin për tentim grusht-shteti, duke theksuar se rebelëve do t’iu kundërpërgjigjen me forcë.

 

Libia është përballur me dhunë dhe jostabilitet politik që nga sundimi i Muammar Gaddafit, i cili u vra më 2011.

 

Gen Haftar kishte filluar ofenzivën katër ditë më parë duke bërë që grupe ndërkombëtarë të reagojnë për të përmirësuar situatën e sigurisë. began his

 

Komandanti i Shteteve të Bashkuara për Afrikë, tha se për shkak të tensionimit të situatës ka lëvizur trupat nga vendi, duke mos dhënë detaje./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë