E enjte, 24 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Thellohet kriza në Kosovë, seanca parlamentare dështon sërish

Dështon për herë të 15-të Kuvendi I Kosovës. Partitë nuk kanë rënë dakord për një votim të fshehtë  për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit dhe si rezultat seanca u pezullua. Deputeti i Vetvëndosjes njëharazi edhe kryesuesi i seancëes Avni Dehari vendosi që përpjekja e radhes të bëhet më 15 maj.

Pas seancës Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se shteti ka mbetur peng i Vetvëndosjes.

Ndërkohë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  thirri për konsultime  mes partitve politike në përpjekje për të zhbllokuar  ngërçin në Kuvend. Ndërsa LDK i bëri thirrje të gjitha partive politike që të jenë të pranishëm në këtë takim,

“Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takimin e ftuar nga presidentja. Dhe në qoftë se janë kundër propozimit tonë, atëherë po besoj se janë ata që duhet të lëvizin. E kemi thënë sa herë që LV-ja i ka edhe 13 parti tjera parlamentare të cilave nuk ju ka bërë ofertë siç i ka bërë LDK-së. Prandaj, janë ata që i kanë alternativat në dorë”, tha deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Kandidatja e propozuar për kryeparlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme për këtë post./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë